Mbreti Karl ka filluar procesin e rritjes së numrit të anëtarëve mbretërorë që mund të zëvendësojnë atë për detyrat zyrtare, duke marrë pranë vetes motrën dhe vëllanë.
Princeshën Anne dhe Princin Eduard do të propozohen që të jenë zëvëndësuesit e mbretit.
Aktualisht pranë vetes në rolin e këshilltarëve të shtetit janë bashkëshortja e tij Camilla dhe katër anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.
Për momentin jashtë detyrave mbretërore janë vëllai i monarkut, Princi Andrew dhe i biri Princi Harry, të cilët kanë dorëzuar detyrat e tyre.
Ndryshimi i kërkuar nga Mbreti Charles u lexua në Dhomën e Lordëve dhe pritet që të marrin një përgjigje nga vendimi që do të marrin për Princeshë Annën dhe Princ Eduartin.
Ky veprim i shpejtë në Parlament synon të zgjidhë një problem të vështirë kushtetues se kush mund të zëvendësonte Mbretin nëse ai do të lëvizë jashtë Mbretërisë së Bashkuar dhe do të duhen të kryehen detyrat në qeverisjen e vendit.
Top Channel