Ne i jemi drejtuar shkollës ku vajza pretendon se është abuzuar, për të mësuar rreth qëndrimit të institucionit. Drejtuesja e shkollës 9-vjeçare “Osman Myderizi” thotë se nuk ekziston asnjë raport për rastin që i prezantohet.

’Është shokuese për mua si drejtuese. Ne nuk kemi asnjë raport zyrtar, as nuk jemi thirrur në gjykatë, as nga institucioni nuk kemi raport”u shpreh, Brisida Çekrezi Drejtoreshë “Osman Myderizi”

Në bisedën informale pas intervistës, drejtoresha Çekrezi rrëfeu se pavarësisht mungesës së raporteve, kujtonte si histori ankesat e së ëmës së vajzës. Ajo na tregoi se adoleshentja ka qenë një fëmijë i qeshur dhe i gëzuar kur studionte në këtë shkollë. Madje, sipas drejtoreshës, kur vajza u largua nga shkolla drejt një shkolle tjetër, shokët dhe shoqet e klasës i organizuan një festë.

”Ajo që unë di me fakte është që në shkollat publike të Tiranës, të paktën para tre vitesh kishte 56% janë analfabetë funskionalë, 18% e vajzave të vogla abuzohen dhe bëjnë seks, dhe gati 100 mijë nxënës përdorues drogërash nëpër shkolla.

Për në fëmijët e shtëpive të fëmijës ne nuk kemi statistika, për këto fenomene. Kemi statistika për abuzime fizike seksuale të fëmijëve siç ishte rasti i Kavajës. Por kur ka në shkollat publike, ne mund ta imagjinojmë se çfarë mund të ndodhë në këto shtëpi të kujdesit shtetëror të fëmijëve” u shpreh, Sevim Arbana Aktiviste, Shoqata “Në dobi të gruas shqiptare”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA