“Marshimi epik, fitore e re”/ Berisha mesazh për Ramën: Ndihet i pasigurt nga shqiptarët sepse…
01/03 15:37
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë të martën.
Ai do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, e planifikuar të zhvillohet në orën 10:30.
Në njoftimin për shtyp, zyra e shtypit të Presidencës thekson se kjo është një vizitë e rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.
“Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan”.
Top Channel