Multimiliarderi Jeff Bezoz jep çmimin 100 milionë dollarë yllit të muzikës ‘Country’

14/11/2022 10:39

Ylli i muzikës Country, Dolly Parton është shpërblyer me një çmim prej 100 milionë dollarësh nga themeluesi i Amazon Jeff Bezos.

Multimiliarder i Amazon shpalli çmimin së bashku me partneren e tij, Lauren Sanchez. Sanchez e përshkroi Parton si një grua që jepet me zemër dhe udhëheq me dashuri dhe dhembshuri çdo aspekt të punës së saj.

Çmimi Bezos Courage & Civility njeh liderët që ndjekin zgjidhjet me guxim dhe qytetërim.
“Mezi presim të shohim të gjitha të mirat që do të bëni me këtë çmim prej 100 milionë dollarësh”, tha Sanchez.

“Unë mendoj se njerëzit që janë në gjendje të ndihmojnë duhet t’i vënë paratë e tyre aty ku është zemra e tyre. Unë do të bëj çmos për të bërë gjëra të mira me këto para,” tha 76-vjeccarja Parton në një ceremoni.

Parton një këngëtare,kantautore, aktore, biznesmene dhe filantropiste , u përfshi në Rock & Roll Hall of Fame në fillim të këtij muaji. Ajo ka qenë një mbështetëse e profilit të lartë të bamirësisë dhe themeloi Fondacionin Dollywood, i cili u ka dhënë libra fëmijëve në mbarë botën. Ajo mbështeti Moderna’s me një donacion prej 1 milion dollarësh për kërkimin e koronavirusit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt në Nashville.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA