Kreu i CIA-s takon rusët: Mos guxoni përdorni armë bërthamore!

14/11/2022 22:17

Krerët e dy shërbimeve më të mëdha inteligjente të botës, shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, CIA, William Burns, dhe homologu i tij rus, Sergey Naryshkin u takuan në Turqi, dhe boshti i bisedës ishte përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore të Moskës në Ukrainë.

Nuk u fol për zgjidhje apo marrëveshje mbi fundin e luftës në këtë vend; theksi u vendos tek arsenali i tmerrshëm atomik. Burns i kujtoi shefit të shërbimit sekret rus pasojat që do të pasonin një lëvizje të tillë nga ana e Kremlinit.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, ukrainasit ishin njoftuar për takimin para se Burns të udhëtonte drejt Turqisë. “Informuam Ukrainën përpara se të mbahej ky takim. Ne i qëndrojmë besnik parimit tonë, asnjë veprim për Ukrainën, pa Ukrainën””, tha zëdhënësi.

Vladimir Putin e ka përsëritur vazhdimisht se Rusia do të mbrojë me çdo mjet territoret e saj nëse sulmohet, përfshirë përdorimin e armëve bërthamore. Sipas tij Perëndimi është angazhuar në shantazh bërthamor kundër Moskës.

Këto qëndrime e shqetësuan në mënyrë të vecantë Perëndimin pasi Rusia deklaroi në shtator se kishte aneksuar katër rajone ukrainase.Përtej konfliktit në Ukrainë ndërkohë, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një seri çështjesh për të diskutuar që zgjatja e traktatit mbi kontrollin e armëve, marrëveshja për grurin, shkëmbimin e të burgosurve apo lufta civile në Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA