Një alarm për bombë në bord detyroi një avion që po fluturonte nga Polonia drejt Anglisë të bënte një ulje urgjente.
Avioni me 200 pasagjerë i kompanisë WizzAir bëri ulje emergjente në qytetin perëndimor të Gjermanisë Paderborn, rreth orës 22:00 me orën lokale. Më pas, në mjetin ajror u bënë kontrollet nga ekipet e specializuara dhe rezultoi se nuk kishte objekte të dyshimta si plasëse.
Operacionet e kontrollit të avionit u zhvilluan gjatë gjithë natës dhe gjithashtu mëngjesin e sotëm.
Policia njoftoi se 199 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit të avionit Airbus A321 u akomoduan në hotele gjatë natës, përpara se të vazhdonin udhëtimin e tyre të hënën.
Herët në mëngjes aeroporti u rihap dhe puna vazhdon normalisht.
Top Channel