“Publikimi strukturës të Shërbimit Informativ Shtetëror, një ngjarje katastrofike për sigurinë e Shqipërisë me pasoja shkatërrimtare”.
Ky ishte komenti ish-kolonelit të inteligjencës ushtarake britanike Philip Ingram për gazetën Mail on Sunday. Por si mundën hakerat e Iranit të depërtojnë në kompjuterat e inteligjencës shqiptare?
Një burim i gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu në SHISH dha këtë përgjigje:
“Kompjuterat në Aparatin Qendrorë tek zyrat e inspektorëve të drejtimit dhe analizës, kanë edhe sistemin TIMS. Të dhënat e para na sugjerojnë se hakerat mund të kenë hyrë nga këtu dhe kanë marrë çdo gjë në këto kompjutera. Mund të kenë marrë shumë informacione si, emra dosjesh, të dhëna operative, etj. Njerëzit në shërbim janë të alarmuar duke pritur se çfarë tjetër do të publikojnë”.
Zyrtari i SHISH tregon për klimën e krijuar në këtë institucion pas daljes të emrave.
“Tashme asnjë punonjës nuk është më i qetë dhe situata tek drejtuesit është ulëritëse. Shumë inspektorë janë trembur, sepse mendojnë se kanë marrë informacione që mund t’i dekonspirojë. Në SHISH priten shumë lëvizje. Në pritje çfarë do bej Olian Kanushi, në një kohë kur janë të gjithë të dekonspiruar në pozicionet e tyre”.
Për qëllimin e publikimit të këtyre të dhënave zyrtari SHISH thotë:
“Besoj se hakerat e Homeland-Justice me publikimin e listës të drejtuesve të SHISH, synojnë të shkatërrojnë dhe dekonspirojnë të gjithë strukturën e Aparatit Qëndrorë, bashkë me drejtuesit e drejtorive në prefektura. E gjitha kjo është përgjegjësi e drejtorisë së IT e mbushur me të paaftë e me lidhje nepotike”.
Deri më tani SHISH nuk i është përgjigjur kërkesës së Top Channel për të komentuar dëmin e shkaktuar nga publikimi këtyre të dhënave.
Top Channel