Protesta e opozitës/ Rudina Hajdari përlotet kur përmend të atin: Sot ju po më kujtoni shpresën e Azem Hajdarit!

12/11/2022 17:02

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është përlotur teksa foli në tubimin e organizuar nga opozita kundër qeverisë.

Hajdari tha se kjo protestë me aq shumë njerëz që kërkojnë shpresë i kujton asaj të atin, Azemin, për të cilin tha se kishte mision ta kthente Shqipërinë në një vend shprese.

“Beteja që kemi sot nuk është betejë e partive politike, mes militantëve, beteja është e të gjithë shqiptarëve dhe klubit të miliarderëve me në krye Edi Ramë. Ky klub po zhvat jo vetëm buxhetin me koncesione, burime natyre, jo vetëm pronën publike por është duke zhvatur ëndrrat e fëmijëve tanë për një të ardhme ne Shqipëri. Ky shesh sot është për të gjithë shqiptarët, nuk është vetëm beteja e demokratëve.

Dua t’ju bëj një pyetje, sa prej jush i kanë fëmijët sot në emigrim, çojini duar, e shikoni sa veta jemi sot në shesh. Si një mundet të rrijë një familje kur nuk paguan dot fatuar, as taksat e të gjitha detyrimet familjare. Si mundet dot një baba të jetë i qetë nuk nuk siguron dot jetesën e fëmijëve. Ju që jeni mbledhur sot këtu, më kujtoni Azem Hajdari, ai kishte mision që ta kthente këtë vend të begat. Ju më jepni shpresë që ëndrra e tij të bëhet realitet”- tha Rudina nga podium në protestë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA