25/11 22:20
Koloneli ushtarak ukrainas Roman Kostenko, ka bërë me dije se rajoni jugor i Ukrainës, Mykolaiv, është çliruar tërësisht nga kontrolli rus.
Kostenko, postoi një video këtë pasdite duke thënë se Mykolaiv, qyteti i fundit që mbahet nga Rusia në rajon, tani është nën kontrollin e Ukrainës.
Çlirimi i plotë i Rajonit të Mykolaiv do të ishte një fitore e rëndësishme për forcat ukrainase.
Kjo vjen pasi ushtria ukrainase njoftoi më herët se kishte çliruar qytetin kyç të Snihurivkas, që ndodhet në kufirin e provincave Kherson dhe Mykolaiv.
Top Channel