“I kthyem përgjigjen si e meritonte”, reagon Paloka: E vërteta për historinë me ‘të dehur’! Po Ramën a do e përjashtojnë se fyen shqiptarët

10/11/2022 15:42

Edi Paloka ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me incidentin e ndodhur në sallën e seancave plenare, nga I cili rrezikon përjashtim me 10 ditë nga Kuvendi.

Ndërsa e quan një histori të sajuar me të dehur, akuzën për konsumim të alkoolit, Paloka shkruan se bashkë me kolegun Leskaj, iu përgjigj provokimit të Ramës, sipas tij, ashtu si ai e meritonte.

Statusi i plotë:

E vërteta e asaj që ndodhi sot në seancë.

Me që, sic e kanë zakon që nga koha e baballarëve dhe metodave të dizinformimit të Sigurimit të Shtetit, Rama dhe zarbot  e tij, sajuan sot për mua dhe kolegun Leskaj, një histori me “të dehur” që lëshojne fyerje pa doganë në Parlament, po sqaroj që:

-Po, pas një tjetër provokimi sot të Ramës ndaj deputetëve të opozitës, ndërkohë që seanca ishte ndërprerë, unë dhe deputeti Leskaj thjesht i kthyem atij përgjigjen që meritonte dhe ashtu si e meritonte.

Nuk jemi marrë me askënd tjetër përveçse me një palaço që fatkeqësisht sot është kryeministër dhe mendon se mund të sillet me shqiptarët, përfshi deputetët e opozitës, sikur të jenë skllevër të tij.

Këtë përgjigje  do ta marrë edhe më të qartë nga gjithë ata shqiptarë që ju ka ardhur në majë të hundës jo vetëm me të zezat e këtij kryeministri por dhe me arrogancën e poshtrimin që ju bën çdo dite.

Sa për atë justifikimin qesharak se ne paskemi qenë “te dehur” kur kemi fyer Ramën , mund të bëjmë teste të dyja palët. Po Ramës do i duhet të bëjë testin e drogës se e di kushdo që e njeh se nuk hyn në asnjë seancë të rëndësishme parlamentare pa i thithur ca viza kokainë…

Dje e ndoqën të gjithë se si ai fyeu deputetët e opozitës që ishin në sallë , praktikisht fyeu gjithë opozitën dhe jo për herë të parë. Asnjë reagim nuk pati ndaj tij. As edhe një vërejtje formale. Ndërkohe sot kërkohet përjashtimi i deputetëve të opozitës se paskemi fyer Ramën!!!

Ne do na përjashtojnë si “të dehur” paskemi fyer Ramën! Ramën a do ta përjashtojnë që vjen i droguar në çdo seancë dhe fyen jo vetëm deputetët po gjithë  shqiptarët ?

Më 12 nëntor cdo shqiptar duhet t’i jap përgjigje këtij monstre!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA