Fyerje, alkool dhe sherr në Kuvend/ Dy deputetë të PD-së penalizohen si “të dehur”, replika me kryeministrin

10/11/2022 19:44
Foto Ilustruese

Të enjten në parlament ndodhi një incident mes dy deputetëve të partisë demokratike Edi Paloka dhe Bujar Leskaj të cilët  u përplasën verbalisht me kryeministrin.

Ata përdorën një fjalor jo të përshtatshëm për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Menjëherë pas përplasjes Edi Rama i kërkoi kreut të Kuvendit Lindita Nikolla që t’i përjashtojë deputetët e PD-së nga parlamenti.

Për incidentin reagoi Edi Paloka përmes një statusi në rrjetet sociale. Ai e quan një histori të sajuar dhe shkruan se bashkë me kolegun Leskaj, iu përgjigj provokimit të Ramës.

“Nuk jemi marrë me askënd tjetër përveçse me një palaço që fatkeqësisht sot është kryeministër dhe mendon se mund të sillet me shqiptarët, përfshi deputetët e opozitës, sikur të jenë skllevër të tij. Sa për atë justifikimin qesharak se ne paskemi qenë “të dehur” kur kemi fyer Ramën, mund të bëjmë teste të dyja palët. Po Ramës do i duhet të bëjë testin e drogës se e di kushdo që e njeh se nuk hyn në asnjë seancë të rëndësishme parlamentare pa i thithur ca viza kokainë…”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA