Dogji të dashurën në fytyrë dhe trup, autori dënohet me 15 vite të tjera burg (Foto)

10/11/2022 18:34

Një 58-vjeçar është dënuar me 15 vite të tjera burg për djegien e partneres së tij duke i shkaktuar vdekjen shumë vite më vonë.

Steven Craig deri më tani ka kryer 18 vite burg, pasi në vitin 1998 i hodhi benzinë dhe i vuri flakën në një park makinash Jacqueline Kirk.

Ajo ka humbur jetën në gusht të vitit 2019, pas 21 vitesh që nga ngjarja e rëndë që i ndodhi.

Autori u shpall fajtor nga juria në Gjykatën e Kurorës së Bristol muajin e kaluar, ndërsa këtë të enjte iu dha dënimi.

Në seancën që u zhvillua gjyqtarja tha se sjellja e tij ishte e planifikuar dhe e paramenduar.

“Sjellja jote ishte sadiste, qëllimisht i vure zjarrin. Kushdo që përdor benzinë ​​duhet të jetë i vetëdijshëm për nivelin e seriozitetit të veprimeve të tyre. Ishte kaq e pashpirt dhe kaq brutale. Nuk kishit qëllim ta vrisnit Jacquie. Por në rastin tuaj kjo e ka ulur rëndësinë pothuajse në pikën e zhdukjes, sepse rreziku që ajo të vdiste nga ajo që i bëre asaj ishte kaq i dukshëm”, tha gjyqtarja.

Pas sulmit që ndodhi viktima pati 35% djegie në trup, situatë e cila u pasua me 14 operacione të transplantit të lëkurës. Ajo jetoi deri në moshën 61-vjeçare me pasojat e djegies.

Steven Craig është shpallur fajtor për vrasjen e Jacqueline Kirk PIC:PA/SWNS

Sipas Sky News Jacqueline Kirk humbi jetën një ditë pasi u shtrua në spital dhe mjekët refuzuan ta operonin për shkak të dobësisë së saj.

Mjekët më parë deklaruan se për shkak të lëndimeve viktima nuk do të jetonte më shumë se 10 vite, por ajo jetoi dy herë  më shumë.

“Ajo kishte gjithmonë dhimbje, vuante nga depresioni dhe ankthet. Lëndimet dhe shpërfytyrimi i saj ishin të tmerrshme. Frymëmarrja ishte e vështirë, ngrënia dhe pirja ishin të vështira. Ajo vuajti nga abuzimi në rrugë për shkak të shkallës së plagëve të saj në fytyrë“, u shpreh gjyqtarja.

Në periudhën që ndodhi ngjarja viktima e kishte marrë autorin në shtëpinë e saj gjatë kohës që luftonte me pijet dhe drogën.

Pasi dyshja hynë në një lidhje, ai ishte shpesh i dhunshëm, ndërsa nuk mungonin as kërcënimet me vdekje.

Foto e dorëzuar pa datë e lëshuar nga Policia e Avon dhe Somerset e Jacqueline Kirk. Steven Craig, i cili i vuri zjarrin të dashurës së tij Jacqueline Kirk në vitin 1998, është shpallur fajtor për vrasjen e saj pas vdekjes së saj 21 vjet më vonë.

Tre ditë para sulmit me benzinë, ai e kishte mbyllur atë në një tualet të stacionit hekurudhor, duke e lënë të bllokuar për orë të tëra para se një pastruese ta linte të ikte.

Çifti po udhëtonte më pas ndaluan në një pikë karburanti, e më pas Kirkit iu derdh benzinë në fytyrë dhe mbi kokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA