Amazon kompania e parë në histori që humbet 1 trilion dollarë

10/11/2022 22:54

Amazon sapo ka humbur 1 trilion dollarë në vlerën e tregut.

Kanë qenë disa javë të këqija për kompanitë e teknologjisë pasi kompanitë se si Twitter dhe Meta njoftuan për pushime masive nga puna. Për perspektivë, kjo është pothuajse si të humbasësh vlerën e Alphabet kompanisë mëmë të Google, që tani është rreth 1.13 trilion dollar.

Humbja e bën Amazon kompaninë e parë publike që humbet 1 trilion dollarë, sipas Bloomberg.

Aksionet e Amazon kanë humbur rreth 48 për qind të vlerës së saj vetëm këtë vit, krahasuar me korrikun kur kapitali i tregut të kompanisë arriti pothuajse 1.9 trilion dollarë.

Në nëntor, vlera e tregut të Amazon ra nën 1 trilion dollarë, disa ditë pasi kompania parashikoi një ngadalësim të rritjes së shitjeve për festat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA