Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se ish-kryeministri, Sali Berisha nuk udhët të jetë më pjesë e Kuvendit.
Ai sërish hodhi akuza se Berisha bashkëpunon me Rusinë, në një kohë që Putin i ka shpallur luftë Evropës.
Balla: Personi që sapo foli është personifikimi më kuptimplotë i tradhtarëve të Shqipërisë, tek ai gjen secilin prej atyre që kanë pasur mundësi t’i bëjnë keq Shqipërisë. Do kujtoja që sa herë Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur një çështje të madhe përpara, gjithmonë në krahun tjetër ka qenë Saliu që ka bërë gjithçka ka mundur për ta tradhtuar Shqipërinë. Saliu bën protesta, kur shqiptarët i kanë sytë në Kosovë tek një situatë jo normale tek një skenar i Serbisë për të tërhequr listën serbe, ju keni Saliun që del në protestë, Shqipëria mirëpret samitin më të madh, Saliun e keni në thirrje për dhunë. Ndërsa Putin I ka shpallur luftë Evropës, demokracisë, Sali Berishën e keni në të njëjtën gjuhë me Lavrovin e Putinit dhe Kamenin e Iranit. Kameni e konsideroi Shqipërinë një vend të rrezikshëm, të njëjtën gjë tha Saliu për një media britanike ku tha se Shqipëria është një vend I rrezikshëm. CIA thotë se PD është financuar nga rusë të cilët transferuan 600 mijë dollarë, ju që jeni në sallë e di që s’keni lidhje. Sali Berisha, burrërinë nuk e ka që të përballet me këto dokumente që kemi. Se si Sali Berisha është lidhja me rublën ruse, se si ishte ai që theu embargon për të furnizuar makinën e Sllobodanit me naftë kontrabandë për të vrarë të pambrojturit, se si Sali Berisha ka votuar për turpin në janar të 2011 pasi kishin vrarë 4 shqiptarë të pafajshëm në mes të bulevardit. UÇK paska qenë një bandë që paska torturuar njerëz dhe më pas i ka vjedhur dhe organet, e ka votuar Sali Berisha. E vërteta është që është e pandershme për Kuvendin që një ‘non grada’ që figuron si Oleg Deripaska, i cili para disa vitesh është një person ‘non grata’ sa Saliu dhe po aq rëndë sa Saliu dhe për minim demokracie sa e Saliut. Berisha nuk duhet të ketë më vend në këtë sallë, I shpallur ‘non grata’ nga SHBA, mos u habisni se ai do ta përdorë këtë foltore për të bërë pis. Buxheti i fundit i Saliut është pak më pak se sa gjysma e këtij buxheti, nuk ke vend tjetër, në Ballkan jo e jo që do të ketë këtë buxhet në këtë kohë lufte.
Top Channel