Shumë njerëz përjetojnë fenomenin e rënies së shpeshtë të flokëve. Megjithëse shumë studime janë bërë, ende nuk ka një specifikim të qartë se përse rënia e flokëve është sezonale.
Një problem, i cili padyshim është shqetësues për të gjithë njerëzit e vuajnë e që përpiqen me mënyra të ndryshme, ndonjëherë edhe të kushtueshme.
Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi. Mungesa e balancës hormonale, faktorët gjenetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e flokëve.
Ashtu sikurse mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara.
Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.
Rënia e flokëve, si ta zgjidhni problemin që në rrënjë?
Pavarësisht faktorëve të lartpërmendur, rënia e flokëve thjesht ndodh. Termi mjekësor për rënien e flokëve është “alopecia.”
Njerëzit që vuajnë prej saj janë përgjithësisht të shëndetshëm por ka disa raste specifike kur alopecia është e lidhur ngushtë me hipotiroidizmin.
Alopecia ndahet në dy kategori: e kthyeshme ose e pakthyeshme.
Në rastin e kësaj të fundit, floku thjesht fik mekanizmin e rritjes së flokut. Kjo mund të ndodhë si pasojë e imunitetit, qelizat e së cilës sulmojnë veten dhe nxisin rënien e flokëve ‘me tufa’ duke lënë hapësira boshe në skalpin e kokës.
Shembuj të tillë gjenden kryesisht tek meshkujt që krejt papritur mbeten pa flokë, veçanërisht në majë të kokës dhe sipër ballit.
Cilado qoftë arsyeja përse bien flokët, është e rëndësishme që të lini një takim me një mjek ekspert i cili do t’ju kërkojë kryerjen e analizës së gjakut.
Në varësi të analizave, vetëm mjeku mund t’ju japë kurën e duhur.
Pra, problemi i rënies së flokëve mund të zgjdhet ose trajtohet vetëm nëpërmjet konsultës me mjekun. Një mënyrë për të bërë një vetë-vlerësim të situatës, është që të numëroni flokët që u bien. Sasia normale e qimeve të rëna (me rrënjën e plotë) tek floku i palarë është 50-100 në ditë.
Gjatë larjes, floku ka tendencën të bjerë më shumë, ndaj vetëm ju mund të dalloni nëse rënia e flokut është shqetësuese apo diçka e përkohshme.
Top Channel