Me shprehjet dhe lëvizjet e saj të frikshme realiste të fytyrës, Ameca cilësohet si roboti humanoid më i avancuar në botë.
Ndërkaq, së shpejti ai mund të ecë. Kjo për shkak se roboti i cili është projektuar nga kompania britanike Engineered Arts ka zbuluar se inxhinierët janë duke punuar në “këmbët prototip” të cilat duhet të jenë gati brenda vitit të ardhshëm.
Gjatë një pyetje dhe përgjigje në YouTube, Ameca tha:
Unë nuk mund të eci, por kam parë këmbët prototip në laboratorin e Arteve Inxhinierike. Dizajni i këmbëve të mia është frymëzuar nga roboti Byrun, i zhvilluar nga Engineered Arts Ltd. Ai ka veti mekanike unike që e lejojnë atë të ecë pa përdorur shumë energji.
Roboti humanoid Ameca mund të shihet teksa shkel syrin, duke shtrënguar buzët, dujke vrenjtur vetullat dhe duke buzëqeshur në një pasqyrë pasi mori një përmirësim të aftësive të shprehjes së fytyrës. Android-it iu bënë update 12 aktivizues të rinj të shprehisë së fytyrës, një komponent i një makine që kontrollon lëvizjet dhe roboti gati si njeri i tregoi aftësitë e tij para një pasqyre në një video të ngarkuar në YouTube.
Rikujtojmë, se roboti Ai-Da, ka hyrë në histori si roboti i parë që merret në pyetje nga Dhoma e Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar. E emëruar në nder të pioneres së kompjuterit të shekullit XIX, Ada Lovelace, roboti Ai-Da u pyet nga politikanët për marrëdhënien midis inteligjencës artificiale, robotëve dhe arteve.
Top Channel