Rruga Thumanë-Kashar e dhënë me koncesion po ndërtohet duke zaptuar tokat e banorëve të cilët nuk i ka informuar askush në lidhje me këtë projekt. Banorët thonë se tokat po u zaptohen, pasi loti që kalon në fshatin Bërxullë ka nisur të ndërtohet me copa pasi ka hasur kundërshtinë e banorëve.
“Kanë filluar mashtrimet, i japin lekë nën dorë banorëve që ti lejojnë”– u shprehën banorët.
Përveçse po u zaptojnë tokën pa i informuar, çfarëdo të ndodhë me pronat e tyre, banorët thonë se po u vjedhin metrat e tokës, duke i deklaruar më pak se sa sipërfaqja që firma e ndërtimit ka piketuar.
“Në njoftimin e minibashkisë thuhet 1200 metra ndërsa këta kanë zënë 2 mijë metra.”– tha një banorë.
Të gjendur pa mbrojtje, banoret thonë se po kërcënohen me telefonata nga njëra anë e në anën tjetër prej bashkisë Vorës që duhet minimumi ti informonte zyrtarisht për projektin që ka nisur të kërcënojë familjarë të tyre që punojnë në administratë.
“Unë gjallë nuk e lëshoj. Unë e di që rruga ka filluar e do të bëhet, por nuk do ta lëshojmë. Më shumë se te shtëpitë tona nuk kemi ku të shkojmë.”- u shpreh një banor.
Burra e gra të cilët i kanë me dokumenta tokat thonë se do ti mbrojnë ato, pasi shteti po ua vjedh e nuk po i merr sipas ligjit kur zhvillohen projekte të rëndësishme.
Top Channel