Punonjësi i fabrikës që fitoi llotarinë €10 milionë, kërkon ‘një bashkëshorte’ për të ndarë pasurinë (fotot)

08/11/2022 17:13

Punonjësi i fabrikës Kursat Yildirim ka lënë tashëm drejtimin e vinçit për të marrë drejtimin e një Ferrari €400,000 pas fitores masive të 10 milionë eurove në Dortmund të Gjermanisë.

Punonjësi i fabrikës së çelikut pas fitores spektakolare të milionave nisi të shpenzojë pa kriter në makina sportive e ora luksoze, por thotë se e vetmja që paratë nuk mund të blejnë është një bashkëshorte.

Gjithasesi Kursat Yildirim nuk drejton më vinçin e  punës me hekura por tashmë lëviz me një Ferrari 448 Pista si dhe një Porsche Turbo S Cabriolet që kushton €250,000.

Ai ka blerë një orë të shtrenjtë dhe thuajse “ka blerë” barin e tij të preferuar të zonës, po ta llogarisësh nga shpenzimet.

Por 41-vjeçari Kursat – bir i emigrantëve punëtorë turkë – thotë se dëshiron të gjejë një bashkëshorte, teksa në intervistat me gazetat gjermane kërkonte të theksohej fakti që ishte “single.”

Ai tha: “Mund të jetë bionde brune, nuk ka problem.”

“Dua një grua me të cilën të bie në dashuri, një grua që pëlqen të udhëtojë dhe te e cila të kem besim”.

Kursat – i cili ka ardhur në Gjermani në moshën 12 vjeçare thotë se ka luajtur llotarinë prej shumë vitesh, ndërsa tani thotë se dëshiron të shkojë në Afrikë për të ndihmuar fëmijët atje dhe të hapë disa puse uji.

“Njerëzit nuk kishin besim te unë, por iu luta Zotit dhe tani do të bëj atë që dua”.

I pyetur për makinat e tij të shtrenjta Kursat thotë: “Ato janë për ziliqarët. Le të tërbohen po deshën.”

FOTO GALERI
1/4
Punonjësi i fabrikës Kursat Yildirim ka lënë tashëm drejtimin e vinçit për të marrë drejtimin e një Ferrari €400,000

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA