Pedagoget e fakultetit të ekonomikut në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë protestuar jo për rrogat, por ndaj rektores.

Ata kanë aplikuar në një projekt të Bashkimit Europian për çeljen e programit të doktoraturës në këtë universitet, ku janë shpallur fitues por sipas tyre, rektorja qëllimisht ka ndërhyrë duke përjashtuar pedagogët e përzgjedhur nga ministria dhe po bllokon procedurat.

Në fazën e parë, Bashkimi Europian ka financuar universitetin dhe nëse projekti dështon atëherë ka pasoja të rënda.

Rektorja Suzana Golemi nuk ka dhënë asnjë sqarim për mediet për këtë rast. Nëse dështon projekti, atëherë Universiteti i Shkodrës bëhet shkaktar i dështimit të programit të doktoraturës për 9 universitete në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA