Mashtrimet e Call Center-ave / Aksione blic në disa qytete në bashkëpunim me policinë spanjolle, disa të arrestuar

08/11/2022 19:42
Foto ilustruese

Një call center në Elbasan, i dyshuar për mashtrime të shtetasve të huaj në shuma të mëdha, është vënë sot nën kontrollin e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me policinë spanjolle.  

Për rreth 2 orë policia ka kontrolluar ambientet e call center ndërsa ka ndaluar 2 persona, tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit të drejtuar nga SPAK janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale servera dhe dokumenta që provojnë mashtrimet që kryheshin nëpërmjet këtij call center, mashtrime të cilat kapin shifrat e miliona eurove.

Bëhet me dije se viktima të mashtrimeve janë shtetas të huaj kryesisht spanjollë dhe gjermanë.

Policia e Shtetit dhe SPAK nuk kanë dhënë ende një informacion zyrtar pasi operacioni është në vijim dhe po shtrihet në disa qytete të Shqipërisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA