“Konsullatë angleze në Kukës”/ Presidenti Begaj i shqetësuar për ikjen e të rinjve me gomone: të ikin me vizë sezonale

08/11/2022 19:34

Presidenti i Republikës, Bjram Begaj bëri thirrje nga Kukësi ku ishte për vizitë qeverisë britanike, që të hapë një konsullatë në Kukës dhe t’u japë mundësi të rinjve të kësaj zone të ikin drejt Anglisë në mënyrë të rregullt.

“Një kërkesë tjetër e imja ka të bëjë me hapjen e një mikro-konsullate angleze në Kukës që të bëjë të mundur që qytetarët të ikin me viza të përkohshme për të punuar si punëtorë sezonalë”, tha ai.

Presidenti i Republikës, nga ana tjetër kritikoi Sekretaren e Brendshme britanike për deklaratat që ajo ka mbajtur ndaj emigrantëve shqiptarë.

“Natyrisht nuk jam dakord me deklaratat e bëra nga Ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar. Nuk mund të anatemohen dhe të etikohen shqiptarët si pushtues. Shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në botë, janë integruar me shumë vende të botës, edhe në Britaninë e Madhe dhe kanë ndërtuar jetën e tyre duke paguar taksa dhe duke punuar në mënyrë të rregullt. Nuk është e drejtë të bullizohen. Natyrisht që ka edhe elemente anësorë të padëshiruar të cilët mund të kenë lidhje me aktivitete të jashtëligjshme, por gjithsesi këta nuk janë vetëm shqiptarë”, tha presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA