Covid 19 ka infektuar 13 qytetarë në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 628 testime dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.
Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,167 që nga fillimi i epidemisë ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 628 testime, 13 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 38 të shëruar në 24 orët e fundit
8 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:
4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Shijak, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Këlcyrë, Tepelenë, Elbasan
Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,167 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 8 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 628
Testime totale 2,000,550
Raste pozitive 331,944
Raste të shëruara 328,167
Raste Aktive 184
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 134
Fier 15
Vlorë 14
Gjirokastër 7
Durrës 4
Berat 4
Elbasan 3
Shkodër 2
Lezhë. 1
Top Channel