Foto ilustruese

Katër raste të dhunës së gruas janë evidentuar në Durrës gjatë 24 orëve të fundit.

Dy raste janë dhunë ndaj bashkëshorteve, kurse dy rastet e tjera ndaj ish-bashkëshortes dhe nënës.

Në pranga kanë rënë katër autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës e Krujë dhe të Postës së Policisë Plazh për veprën penale “Dhuna në familje”:

-M. Ç., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-Xh. T., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-A. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

-P. H., 61 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA