Me dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale , Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka nisur llogarisë se sa para do kushtojë procesi i 14 majit .
Kostoja e zgjedhjet e pranverës parashikohet te kape shifrën e 5.3 miliard lekëve. Në faturën e kripur përfshihet edhe kërkesa ndaj Qeverisë për të rritur fondin me 3 miliard lek me qëllim realizmin e votimit dhe numërimit në 6 bashki të reja krahas Vorës.
“Kostoja e zgjedhjeve është 5,3 miliard lek, ne kemi bërë vlerësim sa bashki mundet të realizohet procesi i votimit elektronik, në 6 bashki kemi menduar se mund të zgjerohej, sidomos në bashki të mëdha Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Fier , nëse partitë politike bien dakort dhe janë paratë , kosto 3 miliard lekë”, tha Celibashi.
Ethet e zgjedhjeve lokale kanë përfshirë partitë politike . Socialistët kanë nisur takimet paraelektorale ndërkohë që për demokratët historia pritet të përsëritet. Komisoneri Ilirjan Celibashi u tregua i kujdesshëm për të qëndruar larg sherrit partiak, por në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Partia Demokratike vijon të përfaqësohet nga juristët të cilët kanë logo dhe vula e partisë dhe i përkasin grupimit Alibeaj.
Nëse situata juridike e partisë më të madhe të opozitës nuk zgjidhet para 6 marsit atëherë Sali Berishës do i duhet ndihma e aleatëve për të regjistruar kandidatët e tij, të cilët edhe këtë herë do përballen jo vetëm me rivalin socialist por edhe me kandidat të djathtë.
Top Channel