Protesta të dhunshme shpërthyen sot në disa qytete të Pakistanit pas tentativës ndaj jetës së ish-kryeministrit popullor të vendit Imran Khan, teksa policia ka lëshuar gaz lotsjellës ndaj protestuesve që u kundërpërgjigjën me gurë dhe goditje llastiqesh.
Mijëra protestues dolën në rrugët e qyteteve për të protestuar por lëvizja u bë shpejt e dhunshme me goditje gurësh ndaj policëve me veshje të rënda.
Mes skenave kaotike ishte një video nga Faizabad në periferi të kryeqytetit Islamabad ku shiheshin qindra protestues që lëshonin gurë ndaj policisë.
Në qendrën lindore të Lahore, mbëstetës të Khan dëmtuan zyrat e guvernatorit në qytetin port Karachi, teksa qindra protestues u përleshën me policinë.
فیض آباد میں تحریک انصاف کے کارکنوں پر اسلام آباد پولیس کی شیلنگ، گرفتاریاں، صورتحال کشیدہ ہو گئی۔ pic.twitter.com/qzWHTfjatu
— Khurram Iqbal (@khurram143) November 4, 2022
Protestuesit bënin thirrje për hetim transparent të atentatit ndaj ish-kryeminsitrit, i cili u qëllua dje në këmbë teksa përshëndeste turmat nga një kamion i hapur.
Khan ishte duke drejtuar një marshim në Islamabad duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Sharif, kur një sulmues hapi zjarr ndaj karvanit të njerëzve me nje arme automatike, duke vrarë një person e duke plagosur 13 të tjerë.
Sulmuesi u arrestua në vendngjarje dhe policia ka publikuar pamje të tij në paraburgim, ku ai pranon se “ka vepruar i vetëm” por kjo nuk ka bindur dhe as qetësuar turmat e mbështetësve të Khan që kundërshtojnë largimin e tij nga qeveria.
Në vidoen e policisë atentatori i dyshuar me duar të lidhura prapa, thotë: “E bëra sepse Khan po keqinformon publikun”.
Khan është duke u rikuperuar në spitalin Shaukat Khanum pasi dy plumba e krekën në kofshë e kërci të enjten.
Protestat vijojnë.
Top Channel