Në një repart zjarrfikës punonjësit janë çdo çast në gatishmëri. në stacionin e kinostudios zjarrfikësit thirren jo vetëm për zjarre por dhe bllokime në shtëpi apo ngecje ashensori
Këto janë ambientet e reja të stacionit zjarrfikës në Kionostudio. Ndërtesa e parë e ndërtuar e gjitha nga fillimi për shërbimin zjarrfikës, që pas viteve 90.
“Ka të gjitha ambientet që i nevojiten një shërbimi zjarrfikës. Sektori ynë ka 18 punonjës me gradë të shërbimit zjarrfikës dhe një shef sektori. Kemi një mjet që ne e quajmë nisje e parë, gjithashtu dhe një pick up që e përdorim për transporte te ndryshme sipas nevojës”.- tha Alban Laçi, Shef sektori nr.4, drejtoria MZSH
Gjatë një dite pune, mund të marrin njoftime të ndryshme, jo vetëm për zjarre, por edhe për nxjerrjen e personave që kanë mbetur brenda ne shtëpi, ose ne ashensore.
“Zonat që mbulon sektori jone fillon nga zona e Alliasit, farmacia 10, ne shkoze dhe deri te mali me gropa. Vështirësitë që hasim janë me mjetet e parkuara ne vende te gabuara dhe na vështirëson kalueshmërinë me mjetin tone. Ne shume raste detyrohemi te lëvizim automjetet ose te kthehemi dhe te provojmë një rrugë tjetër, gjë që na penalizon dhe mund te shkaktoje dëme madje edhe ne jete”.-tha Alban Lacci, Shef sektori nr.4, drejtoria MZSH
Shërbimi i mbrjotjes nga zjarri dhe shpëtimi, është një shërbim i gatishmërisë së përhershme, pra 24/7. Në stacionet zjarrfikëse qëndrojnë 4 grupe 24 orëshe të përbëra nga 4 persona, që i vijnë në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.
Top Channel