Së fundmi, disa video që analizojnë gjuhën e trupit të çiftit Meghan-Harry kanë grumbulluar miliona shikime. Për shembull, një postim në TikTok vuri në dukje se Meghan ka një tendencë për ta vënë dorën e saj në shpatullën e Harry-t kur ajo dëshiron të jetë pjesë e një bisede ose të largohet prej saj.
Manovra e shpejtë është quajtur “Kthetrat e Markle” nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe një person komentoi në video, “Kjo është më e keqja, asaj i mungon shumë respekti për të tjerët”.
Një tjetër postim tregoi aktoren që dyshohet se e ndërpreu Harry-n dhe e udhëzoi atë të shkonte diku tjetër.
Ndërkaq, rikujtojmë se libri i Princit Harry, i titulluar “Spare”, i cili do të dalë më 10 janar 2023, pritet të bëhet bestseller. 38-vjeçari pritet të ngjall interes të jashtëzakonshëm. Kujtimet e Dukës së Sussex-it, të shkruara nga autori amerikan, fitues i çmimit Pulitzer, JR Moehringer, do t’u japin lexuesve një përshkrim të përvojave, aventurave, humbjeve dhe mësimeve të jetës që formësuan gjakun blu. Në fakt, nuk janë të paktë ata që presin të lexojnë “Spare” për të mësuar shumë nga detajet e marrëdhënies së tij me Meghan Markle.
Rikujtojmë, se në episodin më të fundit të podcast-it të saj Archetypes, Meghan Markle u shpreh se si ajo ka frikë të thotë atë që dëshiron nga frika se mos veçohet si një “grua me ngjyrë, e zemëruar dhe stereotipe”. Dukesha e Sussex-it tregoi se shpesh është e tmerruar të thotë mendimin e saj për shkak të mënyrës sesi njerëzit mund të reagojnë.
Top Channel