Rekrutonte të miturit për shitje droge, në pranga 23-vjeçari në Durrës

02/11/2022 09:38

Një 23- vjeçar  që rekrutonte adoleshentë për shpërndarje narkotikësh ka rënë në pranga.

I riu shpërndante drogë në doza, në qytetin e Durrësit dhe kishte përfshirë në këtë veprimtari edhe dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Në momentin e arrestimit Marko Bardhi ishte së bashku me dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç  të cilët kishin gati për shitje lëndën narkotike kanabis të ndarë në doza.

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza. Vihet në pranga 23-vjeçari që shpërndante drogë në doza, në qytetin e Durrësit dhe kishte përfshirë në këtë veprimtari edhe dy shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.  Sekuestrohet lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.  Shërbimet e Policisë së Durrësit, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “November”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: M. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës.  Në përfundim të veprimeve, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim””, sipas policisë.

Top Channel