Primaret në PD/ Komisioni: Përzgjedhja e kandidatëve deri më 13 nëntor, kanë tre opsione

02/11/2022 13:24

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale gjatë konferencës për shtyp sot dha detaje në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për primaret.

Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet nga data 6 deri më 13 nëntor.

“Komisioni do të realizojë procesin e përzgjedhjes së primareve. Përzgjedhja e kandidatëve do të jetë nga 6 deri 13 nëntor, në rregullore përcakton dy gjëra të rëndësishme që nuk i kemi pasur. Vendosja e balotazhit si instrument për të përcaktuar fituesin, kur voton kandidati më i mirë dhe e dyta vendosja e disa rregullave bazë. Komisioni gjithashtu do tw menaxhojë ankimimin e palëve të interesuara. Roli është si gjykatë e shkallës së parë që trajton çështjet që ngrihen për parregullsi”, tha Eno Bozdo.

 “Kandidatët kanë tre opsione mund të vetëpropozohen, të propozohen nga anëtarësia apo nga vetë kryesia e PD-së.”

Albana Vokshi u shpreh se primaret kanë shpenzim minimal, lidhur me pyetjen se ku po financohet PD-ja.

“Deri më sot  kemi zhvilluar disa zgjedhje, për çdo degë që organizon zgjedhje të brendshme nuk janë financa të konsiderueshme, çdo simpatizant është I ftuar të votojë në qendrat e votimit. Në informacionet që unë kam duke parë dhe histornë e  zgjedhjeve në vitin e fundit është një shpenzim krejt minimal që vetë degët e kanë marrë përsipër në Tiranë janë zhvilluar në degët e pd, nuk fiannca nga ana e PD”, tha Vokshi.

Ajo shtoi se ka interes të madh të simpatizantëve për t’u regjistruar në primare dhe se deri më tani nuk ka propozime nga ana e Kryesisë.

“Ka interes për regjistrimin e  simpatizantëve, po kontaktohen nga ana e strukturave, të cilët po punojnë me lista, ka qytetarët që kanë votuar për PD-në. Ka pasur shprehje interesi, jo vetëm ata që i keni parë të bëjën deklarata nga selia, apo Facebook, por ka edhe që paraqiten në zyrën pranë KOKO. Së fundmi po marrim kandidaturat e propozuara nga strukturat. Deri më sot kryesia nuk e ka ushtruar këtë të drejtë, pavarëssht se e kishte këtë të drejtë duke respektuar premtimin e  dhënë që ditën e parë”, theksoi ajo.

“Procesi i regjistrimit të simpatizantëve i hapur prej datës 18 tetor dhe do të mbyllet 5 ditë para datës së zgjedhjeve. PD nxit pjesëmarrjen e simpatizantëve në zgjedhjet për primare. Neni 25/ quhet simpatizant çdo qytetar që mbështet politikën apo veprimtarinë e Partisë Demokratike dhe voton për të. Prandaj PD nxit pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje Procesi i regjistrimit të simpatizantëve është i hapur që në datën 18 tetor dhe do të mbyllet 5 ditë para datës së zgjedhjeve. Regjistrimi i kandidatëve kryhet nga njësia bazë e PD që është seksioni. Krytari, sekretari apo nënkryetari i seksionit në bashkëpunim me kryetarin, sekretarin apo nënkryetarin e grupseksionit bëjnë identifikimin dhe regjistrimin e simpatizantëve. Formularët janë fletë unike me numër serial, me kondrabiletë. Në momentin e regjistrimit simpatizanti merr kondrabiletën të vulosur në të dyja pjesët e saj. Çdo simpatizant që do të jetë pjesë e përzgjedhjes nga primaret e PD duhet të kontaktojë degën e PD për t’u regjistruar. Të gjitha këto të dhëna hidhen në një regjistër në format elektronik në Partinë Demokratike dhe do u shpërndahet degëve para votimit”, tha anëtari i KOKOE, Ervin Minarolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA