Dhimbjet e kokës janë të një intensiteti të ndryshëm dhe në shumicën e rasteve nuk sinjalizojnë ndonjë problem madhor shëndetësor.

Në pjesën më të madhe, dhimbja e kokës mund të kalojë me një ilaç të thjeshtë kundër dhimbjes.

Në raste kur ajo është tepër e fortë apo e pazakontë, atëherë njeriu mund të shqetësohet për probleme si ishemia, tumori apo trombozë.

Për fat të mirë, këto probleme janë të rralla.

Shkaktarët e dhimbjes së kokës:

Ajo që dihet është se indet e trurit dhe kafka nuk kanë nerva që regjistrojnë dhimbjen.

Por enët e gjakut në kokë dhe qafë, indet që rrethojnë trurin dhe disa nerva që kanë pikënisjen në tru, munden të sinjalizojnë dhimbjen.

AgroWeb.org ju kujton se dhimbjet e kokës mund të shkaktohen edhe nga sinoziti, dhëmbët, muskujt dhe gjymtyrët e qafës.

Kur duhet të shqetësoheni për dhimbjet e kokës?

AgroWeb.org ju këshillon se çdo person duhet të shqetësohet për dhimbjen e kokës, nëse e përjeton atë për herë të parë pas të pesëdhjetave.

Një dhimbje koke është shqetësuese edhe kur është krejt papritur tepër e fortë dhe e mprehtë, sidomos kur lëvizet koka ose kur ka kollë.

Shqetësimi duhet të jetë i lartë edhe kur dhimbjet e kokës shoqërohen me ndryshime në personalitet apo funksionet mendore.

Në disa raste, kur dhimbjet shoqërohen edhe skuqje të syve, dhimbje të tjera, ose kur ato ndodhin kur zgjoheni krejt papritur, AgroWeb.org ju këshillon të shkoni menjëherë tek mjeku.

Llojet e dhimbjeve të kokës:

Mjekët deri më tani kanë identifikuar plot 300 lloje të dhimbjeve të kokës, por vetëm 10 përqind e tyre kanë një shkak të mirëfilltë.

Këtu bëjnë pjesë dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit, migrena, tensionit të gjakut, përdorimit të medikamenteve e të tjerë.

Ekziston edhe një dhimbje koke e veçantë e cila njihet si dhimbja e kokës si pasojë e ngrënies së akullores.

Ajo shfaqet krejt papritur kur njerëzit hanë akullore ose gjithçka tjetër të fortë.

Dhimbja zgjat për më pak se një minutë.

Nëse kjo dhimbje është shqetësuese për ju, përpiquni të hani ngadalë dhe mos të gëlltisni ushqimin e ftohtë menjëherë./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA