Rreth 1000 pika me që ofrojnë ngrohje do të vendosen në qytetin e Kievit, për rste emergjente, ka bërë me dije kryebashkiaku Vitali Klitschko.
“Ne po shqyrtojmë skenarë të mundshëm se si ta realizojmë më së miri këtë gjë. Skendari më I keq I mundshëm është ai që ka mungesë totale të energjisë, ujit dhe ngrohjes. Për këtë rast po përgatisim më shumë se një mijë pika ngrohjeje në qytetin tonë. Janë blerë gjeneratorë elektrikë, janë bërë rezerva ujore dhe gjithçka e nevojshme që këto pika ngrohjeje të presin njerëzit”.- tha ai.
Pika të tilla ngrohjeje do të vendosen në objekte të tilla si shkolla dhe kopshte, shtoi Klitschko. Njerëzit do të jenë në gjendje të ngrohen, të pinë çaj, të karikojnë telefonat e tyre dhe të marrin ndihmë sipas nevojës, tha ai.
Top Channel