Eksportet e grurit të Ukrainës janë ulur në pothuajse 13.4 milion ton në sezonin 2022/23 – nga 19.7 milion ton në të njëjtën datë një sezon më parë.
Eksportet kanë rënë që nga pushtimi rus në shkurt, me mbylljen e porteve të saj në Detin e Zi duke rritur çmimet globale të ushqimit dhe ka shkaktuar frikën e mungesës.
Tre porte ukrainase u zhbllokuan në fund të korrikut sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.
Dërgesat po vazhdojnë pavarësisht vendimit të Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshje të shtunën.
Ajo pretendoi se kjo ishte në përgjigje të një sulmi të supozuar me dron ukrainas në Krime.
Të dhënat tregojnë se eksportet e deritanishme në sezonin korrik 2022 deri në qershor 2023 përfshinin 5.1 milion ton grurë, 7.1 milion ton misër dhe 1.1 milion ton elb.
Qeveria ka thënë se Ukraina mund të korrë mes 50 milionë dhe 52 milionë tonë drithë këtë vit, nga një rekord prej 86 milionë tonësh në vitin 2021.
Top Channel