Opozitari i majtë Orsi fiton presidencën në Uruguai (fotot)
25/11 18:33
Zyrtarët ukrainas kanë treguar se katër gra dhe një burrë janë shtruar në spital pas bombardimeve në qytetin Vovchansk në rajonin verilindor të Kharkiv.
Kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov shkroi në Telegram :
“Të gjitha viktimat janë shtruar në spital, gjendja e tyre vlerësohet nga mjekët si mesatare. Edhe një herë ju bëjmë thirrje të jeni vigjilentë dhe të kujdesshëm, mos i injoroni shenjat paralajmëruese”.
Sinegubov shtoi se një person tjetër u plagos, pasi një minë shpërtheu në fshatin Oleksandrivka në rrethin Bogoduhiv.
Sipas autoriteteve vendase personat po marrin shërbim mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Top Channel