Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në lagjen “1 Maj” të Fierit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se orenditë shtëpiake janë dëmtuar të gjitha, si dhe makina që ndodhej në garazh është djegur.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, lagjen “1 Maj”, Fier, në banesën e shtetasit V. N., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA