Shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-bosit të kriptomonedhave Faruk Ozer, avokati: Nuk e kuptojmë nxitimin e gjykatës për ta ekstraduar

01/11/2022 09:26

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Faruk Ozer për datën 10 nëntor ora 12. Prokurori ka paraqitur prova të tjera dhe avokati mbrojtjes kërkoi kohë të njihet me to.

Avokati Klodian Skënderaj u shpreh se nuk e kupton nxitimin e gjykatës për ta ekstraduar klientin e tij, të cilit duhet t’i garantohen të drejtat dhe mbrojtja ligjore që i takon.

“Kërkojmë kohën e nevojshme për t’u njohur me provat. Nuk e kuptojmë këtë nxitim të gjykatës për ta ekstraduar. Duhet t’i garantojmë të drejtat shtetasit Ozer dhe mbrojtjen ligjore që i takon”– tha avokati i Ozer, Klodian Skënderaj.

Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete dixhitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sovciale dhe është larguar nga Turqia.

Për këto arsye shtetasi turk Faruk Fatih Özer ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.

Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij shtetasi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA