Pas Lushnjës, shpërthim në Fushë-Krujë! Lënda plasëse u vendos në oborrin e një banese
01/11/2022 23:45
Pas shpërthimit në Lushnjë, një lëndë plasëse është vendosur para pak çastesh në oborrin e një banese në Fush-Krujë.
Mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 22:40 në lagjen “Magaze” të Fushë-Krujës, në oborrin e banesës së shtetasit M. Baftjari, 54 vjeç.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
Ky është shpërthimi i dytë brenda pak minutash pasi më herët një mjeti në Lushnjë iu vu lëndë plasëse, nga persona ende të paidentifikuar.
Lënda plasëse u vendos në makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë ku jeton Altin Lamce, por në pronësi të kunatit të tij.
Top Channel