Ukraina ka dërguar një sasi rekord të grurit që nga nisja e luftës, pavarësisht se Rusia u tërhoq nga marrëveshja dhe paralajmërimi se dërgesat pa pëlqimin e saj do të ishin “më të rrezikshme”.
Dymbëdhjetë anije u nisën nga portet e Ukrainës ditën e djeshme duke transportuar 354,500 ton produkte bujqësore, administrata ushtarake e Odesës.
Ditën e sotme tre anije të tjera u nisën nga portet ukrainase, duke nisur rrugëtimin e gjatë drejt vendeve të ndryshme.
Pavarësisht tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja, numri i anijeve të larguara nga portet e Detit të Zi ka ardhur në rritje.
Këtë të martë autoritetet ruse kanë refuzuar të japë garanci sigurie për anijet që largohen nga portet ukrainase, ndërsa marrëveshja e bërë përfundon këtë muaj.
Sipas Sky News, Moska ka akuzuar Kievin për sulme me dron në flotën e saj të Detit të Zi në Krime, por Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë.
Qendra koordinuese e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara tha se lëvizja e anijeve ishte rënë dakord nga delegacionet ukrainase, turke dhe të OKB-së në qendrën me bazë në Stamboll.
Top Channel