Pas marrjes në pronësi të  rrjetit social Twitter nga Elon Musk, përdoruesit e platformës duket se po ikin masivisht drejt një rivali pak të njohur: Mastodon, një platformë e lirë, me burim të hapur që ka veçori të një  mikro blogu të ngjashme me Twitter.

Mastodon nuk ka një person apo kompani që e drejton atë, kështu që shihet nga përdoruesit si një alternativë më demokratike e të shprehurit.

më shumë se 70,000 regjistrime të reja u bënë vetëm të premten, një ditë pasi Musk finalizoi blerjen e Tëitter prej 44 miliardë dollarësh.

I lançuar në mars 2016, në Mastodon  përdoruesit mund të krijojnë profile, të ndjekin profile të tjerë  dhe të postojnë mesazhe, imazhe ose video, por ai nuk gjurmon të dhënat e përdoruesve për t’ua shitur reklamuesve. Që kur u bë pronar, Musk nuk ka humbur kohë duke bërë ndryshime të rëndësishme në Twitter, duke përfshirë shkarkimin e drejtuesve të lartë dhe shpërbërjen e bordit të drejtorëve.

Ai gjithashtu thuhet se do t’i detyrojë përdoruesit e Twitter të paguajnë 20 dollarë për të pasur shenjën blu të konfirmimit në llogarinë e tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA