Qarkullimi në pikën kufitare Bërnjak është më i ulët se ditët e tjera dhe ka njësi të shtuara të EULEX-it, ndërsa sot hyri në fuqi masa qortuese për targat ilegale në Kosovë.
Sot ka hyrë zyrtarisht në fuqi, masa qortuese për targat ilegale, vendim ky i Qeverisë së Kosovës për ata që refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e duhura që nga ora 00:00 e datës 1 nëntor të fillojë me zbatimin e qytetarëve që kanë makinat targa ilegale.
Deri më tani nuk dihet sa është numri i qytetarëve që janë marrë masa. Megjithatë në pikën kufitare në Bërnjak në 30 minutat e fundit nuk ka hyrë brenda territorit të Kosovës asnjë makinë me targa ilegale.
Ndërkohë në mëngjes në Mitrovicën e Veriut pranë urës së Ibrit vetura KM ka pasur në numër të lartë, por që nuk janë parë policë që të marrin masa.
Top Channel