Vasjar Shtërmadhi zotëron një ndër impiantet më të mëdha në vend për prodhimin e rasatit të peshkut.

I vendosur në Mollas të Elbasanit, dikur prodhonte deri në 5 mln rasate në vit, aktualisht ky prodhim nuk i kalon 1 mln rasate.

Pas 30 vitesh përpjekjesh dhe sakrificash duket se ai është dorëzuar.

“Dhjetëvjeçarin e fundit interesi për këtë produkt ka rënë jashtëzakonisht shumë, sa edhe ne të mbyllim aktivitetin tonë. Besoj se ky është viti i fundit që prodhojmë rasate, nuk kemi për të prodhuar më. Nuk mund të të konkurrojmë me produktin që vjen nga importi pasi janë rritur çmimet dhe skemi marrë asnjëherë mbështetje” u shpreh Vasjar Shtermadhi, fermer.

Pavarësisht se janë ndër të vetmet impiante të këtij lloji në vend, ata nuk kanë marrë kurrë mbështetje. Kjo pasi as Ministria e Bujqësisë as IPARD nuk aplikojnë skema lehtësuese për këtë lloj veprimtarie.

“Sektori i ujërave të brendshme nuk është fare pjesë e skemave mbështesë apo të IPARD. Në Shqipëri subvencionohet vetëm peshkimi dhe nuk përmendet fare peshkimi i ujërave të brendshme” u shpreh fermeri, Vasjar Shtërmadhi.

Ajo shërben edhe si qendër kërkimore për studentët e akuakulturës në Universitetin Bujqësor. Nëse mbyllet do të ketë pasoja në të gjithë zinxhirin.

“Mbyllja jonë si qendër ka pasoja në të gjithë rrjetin, pasi qendra më e afët për rasatet është në Hungari dhe kjo do ta komplikojë procesin” u shpreh Vasjar Shtermadhi, fermer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA