Foto ilustruese

Punëtori i një objekti në ndërtim e sipër ka humbur jetën këtë të martë në mbrëmje, pasi gjatë punës është goditur nga disa inerte.

Incidenti tragjik ka ndodhur në rrugën “5 Maji”. Dyshohet se disa materiale inertesh kanë zënë poshtë Vullnet Lalën, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA