Dështimi i negociatave me grupin e Alibeajt, Paloka: Nuk vumë asnjë kusht, as të njihnin Berishën kryetar e as të tërhiqnin padinë

01/11/2022 19:02

Pas dështimit të negociatave për bashkimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, negociatori Edi Paloka e sheh të pa arsyetueshëm qëndrimin e grupimit të Alibeajt.

Nga selia blu në një prononcim për mediat, Paloka tha se grupit të Alibeajt nuk iu vendos asnjë nga kushtet që ata pretendojnë, veç primareve që janë diskutuar që prej nisjes së bisedimeve mes dy palëve.

Ai tha se nëse grupimi i Berishës do kishte dashur të vendoste kushte, atëherë do i kishte kërkuar plaës tjetër që të tërhiqnin padinë që ndodhet tashmë në Gjykatën e Apelit.

Unë kam biseduar me Bardhin për këtë çështje. Përderisa kemi vullnetin për bashkëpunim, pse të vëmë grepa. Nëse s’duan të bashkëpunojnë, mos të ulen fare. Përmendeshin kushte, asnjë kusht nuk kemi vendosur, përveç primareve kemi kërkuar modalitetet të krijohen brenda primareve. Asnjë kusht tjetër. Duhet të thonin, po hymë në bisedime kërkuan bashkëpunim ndërkohë jemi në grup absurd që nuk ka asnjë shkak tjetër veç dëshirës së Edi Ramës për të mbajtur peng PD. Nuk i kërkuam të tërheqin atë kërkesë absurde në Gjykatë. Dje ishte ishte një kërkesë e mbushur me kushte, të eliminohen strukturat e zgjedhura, të zgjidhen të tjera. Nuk ka vullnet me bashkëpunim. Bisedimet me zotin Bardhin ka filluar më herët me përfaqësues të tjerë. Vullneti për primaret nuk është diskutuar përpara bisedimeve, Bisedat e para paraprake, kanë qenë që primaret nuk diskutohen. Qëllimi ishte kandidati më i mirë për PD, pavarësisht kujt krahu i përket. Në raste kur shohim se kemi kandidat të asaj pale, konflikti mund ta pengonte, por  unë i ofrova mbështetje publike këtyre kandidatëve. Deklarata e tyre përmendet statutin e 11 dhjetorit, ne nuk e përmendëm. Kjo nuk është çështje mes meje dhe Bardhit, une kam biseduar dhe me të tjerë përfaqësues. Primaret janë pranuar apriori nga të gjithë. Papritur u ndryshuan përfaqësuesit dhe pastaj u vunë në diskutim Primaret.”- tha Paloka.

Demokratët dështuan sot në përpjekjet për t’u bashkuar. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, dy grupimet brenda Partisë Demokratike do të garojnë të ndarë. Në një reagim të grupit të Enkelejd Alibeaj, thuhet se grupi i Sali Berishës ka refuzuar çdo propozim “duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike”. Statuti i 11 Dhjetorit, i Komisionit të Rithemelimit duket se ka qenë ngërçi i bisedimeve. Në reagimin e grupit që mbështet Alibeajn, thuhet se këmbëngulja e grupit të Berishës për të njohur këtë statut “ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA