“Taksat e reja” priten me kritika, nis diskutimi në Kuvend i paketës së re fiskale
31/10/2022 15:11
Prezantimi i 3 projektligjeve të paketës fiskale 2023 ka ngjallur debate në komisionin e ekonomisë, veçanërisht lidhur nisma e qeverisë për shumëfishim gjobash për bizneset që bëjnë evazion dhe masa për të ulur përdorimin e parasë kash.
Deputetë të opozitës thonë se ekzekutivi ka dështuar në formalizmin e ekonomisë dhe ashpërsimi i gjobave nuk e zgjidh problemin.
Deputetët kërkojnë që vëmendja të përqendrohet te sektorët që evidentohen me risk për pastrimin e parave.
Ndërkohë, në fjalën e tij deputeti socialist Erion Braçe kërkoi një analizë të detajuar lidhur me ecurinë e fiskalizimit, duke shtuar se procesi është I lidhur ngushtë me ligjet e reja të paketës fiskale.
Top Channel