Shuhet familja shqiptare në Itali, aksidenti tragjik i merr jetën katër personave, mes tyre tre fëmijë

31/10/2022 18:45

Një aksident tragjik me pasojë katër viktima të një familjeje shqiptare është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Reggio Emilia të Italisë.

Mjeti ku po udhëtonin pesë persona ka dalë nga rruga, duke lënë të vdekur një vajze 22-vjeçare të identifikuar si Shane Hyseni, djalit të saj 2-vjeçar dhe vëllanë e motrën e saj, 11 dhe 9 vjeç.

32-vjeçari që drejtonte mjetin ishte bashkëshorti i Shanes dhe aktualisht është rëndë në spital në terapi intensive.

Aksidenti i rëndë  rëndë ndodhi pasi mjeti u përplas me një banesë të pabanuar dhe thuajse u nda në mes. Katër viktimat ndërruan jetë në vend.

Mediat italiane shkruajnë se ‘akoma më zemër-thyese ka qenë mbërritja në vendin e aksidentit e të afërmve dhe në veçanti e nënës së vajzës dhe dy fëmijëve më të mëdhenj dhe gjyshes së vogëlushit, të cilën mjekët e morën me barelë për shkak të gjendjes psikologjike në të cilën ndodhej’.

Aktualisht grupi hetimor po punon për të zbuluar shkakun e ngjarjes së rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA