Protesta në Porto Romano kundër veprimtarisë së fabrikës së gazit vijon ende, por kësaj radhe banorët janë ndarë në dy grupe.

Brenda komisionit të ngritur nga banorët për të adresuar këtë problematikë me rrezikshmëri të lartë në komunitet ka përplasje mbi reagimin qytetar dhe rrugët që duhen ndjekur për të përshkallëzuar më tej protestën.

“Të mblidhet i gjithë komuniteti dhe të shkojmë të protestojmë jo në shkolla po para portës së atij”, tha një banor.

“Unë kam punuar 5 vite atje dhe e di se çfarë fabrike është atje, nxënësit nuk kanë punë atje, po vetëm komiteti, ajo fabrikë të zhduket prej andej”, tha një tjetër banor.

Mëngjesin e sotëm ata janë mbledhur pranë shkollës duke kërkuar që prindërit të mos dërgojnë fëmijët në shkollë, si formë reagimi për të vënë në lëvizje autoritetet. Kjo është kundërshtuar nga banorë të tjerë të cilët mendojnë se protesta duhet të zhvendoset pranë dyerve të fabrikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA