Ndërsa afati për dorëzimin e kandidaturave po numëron ditët mbrapsht, numri I prokurorëve që kanë shprehur interes për për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shkuar në tre.

Mësditën e sotme, dorëzoi kandidaturën për të marrë pjesë në garë edhe prokurori Altin Dumani. Gazetarja Anila Hoxha tha më herët për Top Channel se po gjatës ditës së sotme edhe Prokurori Edvin Kondili depozitoi kërkesë për të marrë drejtimin e SPAK

Krahas Kondilit e Dumanit në garë është edhe prokurori Adnan Xholi, i cili dorëzoi kandidaturën e tij pak ditë me parë.

KLP ka njoftuar se afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është data 2 nëntor ora 24:00, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership.

Kujtojmë se mandati i kreut aktual të SPAK, Arben Kraja, përfundon në muajin dhjetor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA