“Mjaft është mjaft”/ Berisha: Data 12 është gjyqi popullor, nuk do gjesh vrimë miu ku të fshihesh Edi Rama, do të gjejmë ku të jesh mos ki merak

31/10/2022 19:57

Me tone të larta dhe i tensionuar, Berisha nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar qeverinë për shpenzimet marramendëse dhe për korrupsionin që sipas tij ka kapluar vendin.

Berisha tha se me 12 nëntor do të jetë protesta masive ku qeveria do të japë llogari para popullit dhe se Rama nuk do të ketë “vrimë” ku të fshihet atë ditë.

Kryedemokrati tha se nuk ka parlament në Evropë si ky i Shqipërisë, i cili ka tejkaluar çdo limit.

“Kurrë nuk ka pasur Shqipëria qeveritarë të tillë korruptivë. Po ju garantoj se të gjithë së bashku më në krye Enver Hoxhën nuk kanë shpenzuar në tërësi sa ç’ka shpenzuar Edi Rama. A mendoni se ka fëmijë të sëmurë në këtë vend e njerëz që numërojnë kafshatën. A mendoni se e shndërruat këtë komb në kombin e gomoneve, përzutë nga Shqipëria 744 mijë e s’guxoni të thoni një fjalë të vetme Edi Ramës, përkundrazi i lëpiheni e serviloseni në mënyrën më të rrezikshme. Ai i thotë shqiptarëve se fluturimet e mia kanë qenë gjysma e një bilete e se ka promovuar avionët e “Air Albania” ndërkohë që kjo kompani është duke falimentuar. Për çfarë të diskutosh këtu më thoni, se kemi të bëjmë e një grup njerëzish ku vjedhja jua ka verbuar sytë e mbyllur veshët. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do u bëjnë juve, boll u tallët me shqiptarët e i shkelmuat e i përzutë nga vendet e tyre. Mjaft është mjaft, 12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Vrimë miu nuk do të gjesh atë ditë, do të gjejmë aty ku je mos ke merak. Keni tejkaluar çdo gjë nuk ka parlament si ky, ke një grup super hajnash e një turmë.”- tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA