Briken Sanaj, 39-vjeç mbeti i vdekur nga një atentat I ndodhur një natë më parë te “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Pak minuta para mesnate ai është qëlluar nga një makinë tip “Benz” në lëvizje. Sanaj ka qenë duke mbyllur makinën te garazhi i pallatit ku jetonte dhe është takuar me tre persona të njohur  në trotuar.

Autorët janë afruar me makinë dhe nga një distancë  e afërt e kanë qëlluar me breshëri me kallashnikov.

Sanaj ka tentuar t’i shmanget plumbave por nuk ka mundur, ndërsa është dërguar i pajetë  në spital me plagë në trup. Persona që kanë qenë në vendngjarje i kanë ardhur në ndihmë duke e nisur për në spital.

Viktima Briken Sanaj

Autorët kanë arritur të largohen dhe makina e tyre  tip “Benz” u gjet e djegur pas ngjarjes, në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov.

Sipas informacioneve, makina ishte me targa të vjedhura vetëm pak ditë më parë në Tiranë.

Viktima ka më shumë se një vit që ishte rezident në “Kodrën e Diellit”, ndërsa përdorte edhe identitetin Anton Gjini.

39-vjeçari një natë më parë ishte fillimisht në Lezhë, në dasmën e kushëririt të tij. Kur ka mbaruar dasma, ata kanë sjellë nusen në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, në vitin 2010 familja Sanaj ka pasur konflikt me familjen Kola për shkak të ngacmimit të një vajze. Konflikti u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.

Mes familjeve nisi një hasmëri që pavarësisht përpjekjeve për pajtim nuk u realizua. Për shkak të konfliktit, pista kryesore ku po hetohet për vrasjen është hakmarrja, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA