Shanghai Disney është bërë vendi më i fundit i cili ka mbyllur portat e tij falë politikës së rreptë të Kinës për “zero-Covid”, duke bllokuar vizitorët brenda.
Njerëzve u është thënë se nuk do të lejohen të dalin nga parku derisa përgjigja e testit të jetë negative. Kjo gjë vjen pasi Shangai raportoi 10 raste të transmetuara në vend të shtunën.
Politika e diskutueshme e Kinës me zero-Covid ka bërë të mundur që miliona njerëz të mbyllen në mënyrë të përsëritur, ndonjëherë edhe në vende të pazakonta.
Qeveria e Shangait tha se parku po i ndalonte njerëzit të hynin, por edhe ata që ishin brenda mund të dilnin vetëm pasi të kishin kryer testin dhe të kishte rezultuar negativ.
Nuk është dhënë asnjë datë se kur parku do të rihapet. Shanghai Disney tha se biletat do të jenë të vlefshme për gjashtë muaj dhe se do të rimbursohen.
Mbyllja e menjëhershme vjen vetëm dy ditë pasi parku filloi të funksionojë me një kapacitet të reduktuar për të përmbushur masat Covid.
Nuk është hera e parë që parku mbyllet papritur. Nëntorin e kaluar, 30,000 njerëz u bllokuan brenda pasi autoritetet urdhëruan që të gjithë të testoheshin si pjesë e gjurmimit të kontaktit.
Pothuajse tre vjet që kur Kina raportoi rastin e parë të koronavirusit, autoritetet në të gjithë vendin e gjerë vazhdojnë të vendosin masa të papritura dhe ekstreme në një përpjekje për të ndaluar çdo transmetim të virusit.
Miliona njerëz janë nën 200 izolime të ndryshme në Kinë, që nga 24 tetori, pasi vendi me 1.45 miliardë banorë regjistron vazhdimisht më shumë se 1000 raste të reja Covid në ditë.
Top Channel