Debati për Reformën Territoriale, Ervin Salianji: Rama të luftojë fenomenet, jo mediat

31/10/2022 20:03

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saljanji është shprehur kundër Ps për qëndrimin lidhur me Hartën Territoriale.

Nga Kuvendi Salianji tha se Rama duhet të përballet me shifrat dhe duhet të sulmojë fenomenin, jo mediat.

Saljanji tha se me hartën aktuale shumë bashki janë lënë në harresë pa asnjë fond, ku përmendi ato të Korçës dhe sipas tij ky fenomen duhet të marrë fund.

“Sa herë i përmenden shifrat, lufton mediat jo fenomenin. Sulmon Top Channel kur i përmendet emigrimi. Sulmon studentët dhe News24. Kështu do ishte për një kryeministër që shumicën e kohës e kalon në avion. Kur flasim për performancën e bashkive, nuk kanë aq miliona dollar fonde sa harxhon ai në avionin e vet personal. Një pjesë e madhe e bashkive janë sot drejt falimentit, e vetmja arritje është t’i marrin shpirtin njerëzve.  Pushteti është vetëm në disa duar njerëzish, njerëz me rekorde të tmerrshme kriminale. Ju shihni interesat politike, jo ekonomike për vendin. Fshatrat e Korçës janë pa shërbim, Korça vetë është ndarë me thikë. Diskriminm masiv të gjitha lagjet kryesore, të lëna për shkak të një diskriminimi. Njësinë Voskopojë ta nxjerrin më vetë, të Drenovës, ta bashkojmë me njësi të tjera t’i bëjmë një. Në Pogradec, Starova të jetë më vete. Mokra ka më afër Përrenjasi. Do tju marrë para populli se e keni bërë baltë”- tha Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA